Njoftimet

E martë, 17 dhjetor 2019

Pjesëmarrja e Delegacionit të Kuvendit në Takimin e 17-të të Komitetit të Përzier Parlamentar RMV-BE

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komitetin e Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE merr pjesë në Takimin e 17-të të Komitetit, që do të mbahet më 18 dhe 19 dhjetor 2019 në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Delegacioni përbëhet nga: znj. Sonja Mirakovska, kryetare e Delegacionit dhe anëtarët: z. Betiane Kitev, znj. Zhaklina Llazarevska, z. Nikolla Poposki, znj. Shpresa Hadri, znj. Ivana Tufegxhiq, z. Ivan Stoilkoviq dhe znj. Meral Uzeiri Ferati.

Në takim do të shkëmbehen mendimet mbi marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë dhe BE-së me z. Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut; z. Dejvid Kullen, shef i Departamentit për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, znj. Elza Fanet, shefe e Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme dhe z. Ilhan Quçuk, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Në takim do të diskutohet gjithashtu për sundimin e ligjit, reformat në drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, gatishmërinë e sistemit zgjedhor dhe reformat e propozuara në këtë fushë. Në fund të takimit, do të miratohen Rekomandimet Përfundimtare për institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Click