Njoftimet

E enjte, 23 maj 2019

Pjesëmarrja e deputetit Kitev në Komitetin e Përhershëm në Paris

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të Këshillit të Evropës, z. Betian Kitev, do të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm më 24 maj 2019 në Paris. Në maj, sipas parimit të rotacionit, fillon kryesimi francez me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës që do të zgjasë deri në nëntor 2019.

Komiteti i Përhershëm vepron në emër të Asamblesë Parlamentare ndërmjet mbajtjes së seancave të rregullta plenare, ndërsa e përbëjnë kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, kryetarët e delegacioneve nacionale dhe kryesuesit e komisioneve, përkatësisht afër 60 deputetë nga 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës.

Mbledhjen do ta hap kryetari i AP-së së KE-së, Lilijan Mari Paskier, ndërsa fjalim përshëndetës do të ketë zëvendëskryetarja e parë e Asamblesë Nacionale të Francës, znj. Karol Biro – Bonar, me çka deputetët do të shkëmbejnë mendime me ministren e Çështjeve Evropiane, znj. Ameli de Montalin, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës e Republikës së Francës.

Në Komitetin e Përhershëm do të shqyrtohen raportet e misioneve për mbikëqyrjen e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë.

Sipas rendit të ditës në mbledhje, deputetët do të debatojnë për evalvimin e partneritetit për demokraci në lidhje me Parlamentin e Marokos, ndotjen e ajrit dhe shëndetin publik, zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe përfshirjen sociale, nevojat shëndetësore të adoleshentëve në Evropë, arsimin dhe kulturën: partneritetet e reja për identifikimin e zhvillimit personal dhe aftësive.  

Click