Njoftimet

E hënë, 19 nëntor 2018

Pjesëmarrja e Komisionit për Kulturë në mbledhjen e komisionit ndërparlamentar në Parlamentin Evropian

Me ftesë të Parlamentit Evropian, kryetarja e Komisionit për Kulturë, Irena Stefoska, do të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit ndërparlamentar me temë „Trashëgimia kulturore evropiane“ që do të mbahet më 19 dhe 20 nëntor në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Viti 2018 është shpallur Vit i Evropës i Trashëgimisë Kulturore dhe me këtë rast Komisioni për Kulturë dhe Edukim në Parlamentin Evropian i fton parlamentet nacionale të vendeve-anëtare dhe vendeve-kandidate të Bashkimit Evropian të marrin pjesë në mbledhjen e përbashkët të komisionit ndërparlamentar. Përfaqësuesit e parlamenteve nacionale do të kenë mundësi për diskutim të përbashkët në drejtim të avancimit të mëtejmë të trashëgimisë kulturore në nivel evropian dhe nacional. 

Programi do të zhvillohet në tri sesione të punës me temë: „Kultura dhe identiteti“, „Mbrojtja, konservimi dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore“ dhe „Trashëgimia kulturore dhe arsimi“, me ç'rast me sesionin plenar do të përfundohet puna dyditore e mbledhjes së komisionit ndërparlamentar.

Click