Njoftimet

E martë, 19 mars 2019

Pjesëmarrja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në takimin e grupit të punës për mjedisin jetësor

Më 20 mars 2019, me fillim në orën 10:00, në „Park Hotel dhe Spa“ në Shkup, do të mbahet takimi i parë i grupit të punës për mjedisin jetësor me titull: „Tryeza e rrumbullakët për zbatimin e direktivave të BE-së për cilësinë e ajrit“, në organizimin e Fondacionit Fridrih Ebert me zyrën në Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në grupin e punës për mjedisin jetësor është planifikuar të marrin pjesë kryetari, anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji: Liljana Zaturoska, Sllagjana Mitovska, Panço Minov, Dime Vellkovski, Rexhail Ismaili, Liljana Popovska, Dragan Danev dhe Sonja Mirakovska.

Qëllimi i grupit të punës është mbajtja e takimeve të rregullta ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve në nivel qendror dhe lokal, organizatave civile, sindikatave, përfaqësuesve akademikë dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare të cilët në punën e tyre fokusohen në temat nga sfera e mjedisit jetësor, për të mundësuar platformën për komunikim dhe bashkëpunim të mirë, si dhe për krijimin e planit për veprim të përbashkët.

Është njoftuar që takimi i parë i punës për grupin e punës të fokusohet në zbatimin e direktivave të BE-së për cilësinë e ajrit.

Click