Njoftimet

E hënë, 15 prill 2019 

Pjesëmarrja e Xhevat Ademit në Konferencën e kryetarëve të seksioneve të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë

Më 15 dhe 16 prill 2019 në Athinë, Greqi, do të mbahet Konferenca e kryetarëve të seksioneve të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), në të cilën do të marrë pjesë Xhevat Ademi, kryetar i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në APF.

Pjesëmarrësve në këtë Konferencë do t’u mbajë fjalim Zhan Pol Val, shef i Misionit Evropa e APF-së; Nikos Vucis, kryetar i Parlamentit të Greqisë; Georges Katrugkalos, ministër i Çështjeve Evropiane i Greqisë; Zhak Krabal, sekretar i përgjithshëm parlamentar i APF-së; Afroditi Stampuli, kryetar i seksionit grek në APF dhe personalitete dhe ekspertë të tjerë. 

Në këtë Konferencë do të debatohet për promovimin e Frankofonisë në nivel institucional, përgatitjen e Asamblesë Rajonale XXXII Evropa e APF-së dhe përcaktimin e temës qendrore, që do të mbahet në Delemon, Zvicër, në tetor 2019, ndjekjen e rezolutave të APF-së, të miratuara në Sesionin Vjetor të APF-së në Kvebek, Kanada në vitin 2018, raportet e komisioneve të APF-së të Rajonit të Evropës dhe çështje të tjera nga fushëveprimi i kësaj asambleje parlamentare ndërkombëtare.

Click