Kumtime

E mërkurë, 3 korrik 2019

Sesioni Vjetor i AP-së së OSBE-së në Luksemburg

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) në përbërje: Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit, Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili, anëtarë të Delegacionit, do të marrë pjesë në Sesionin e 28-të Vjetor të AP-së së OSBE-së, që do të mbahet prej 4 deri më 8 korrik 2019 në Luksemburg. 

Temë kryesore e diskutimit në Sesionin Vjetor është: „Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm për promovimin e sigurisë: roli i parlamenteve“. Në Sesionin pritet pjesëmarrja e afër 300 deputetëve nga 52 vende pjesëmarrëse dhe partnere për bashkëpunim të OSBE-së nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia Qendrore, Lindja e Afërt dhe Afrika e Veriut. 

Në kuadër të Sesionit Vjetor do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Komisioni për Çështje Politike dhe Siguri, Komisioni për Çështje Ekonomike, Shkencë, Teknologji dhe Mjedis Jetësor dhe Komisioni për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Humanitare, mbledhja e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, seanca plenare dhe ngjarjet tjera shoqëruese. Në rendin e ditës janë përfshirë çështjet lidhur me menaxhimin me migrimin, luftën kundër terrorizmit dhe sfidat lidhur me kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë, mbrojtjen e fëmijëve në zonat e konfliktit, ndryshimet klimatike, sigurinë energjetike, luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e sundimit të së mirës, konfliktin në Ukrainën Lindore, implikimet e sigurisë nga Brekziti, etj.

Para deputetëve në Sesionin Vjetor të AP-së së OSBE-së do të mbajnë fjalim: Fernand Etgen, kryetar i Dhomës së Përfaqësimit të Luksemburgut, George Cereteli, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Ksavie Betel, kryeministër i Luksemburgut, Mirosllav Lajçak, kryesues me OSBE-në dhe ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, z. Tomas Geminger, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së, Lilian Mori Paskie, kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Steni Hojer, lider i shumicës në Dhomën e Përfaqësimit të Kongresit të SHBA-së dhe njëri nga themeluesit e AP-së së OSBE-së, etj. 

Pritet në Sesion të miratohet „Deklarata e Luksemburgut“, me rekomandimet për spektrin e gjerë të çështjeve në fushën e politikës, ekonomisë, mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut, të dërguara te OSBE-ja dhe vendet pjesëmarrëse.

Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 323 parlamentarë nga 57 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës së Veriut. Asambleja siguron forum për diplomacinë parlamentare, mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimeve të OSBE-së lidhur me çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor.

 
a

Na ndiqni në: