Njoftimet

E enjte, 21 mars 2019

Takim koordinues i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji me përfaqësuesit e Qendrës për Demokraci Ekologjike FLOROZON

Më 26 mars 2019, në orën 11:00, në Sallën 6 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet takimi koordinues i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji me ekipin e projektit të Qendrës për Demokraci Ekologjike FLOROZON: Kiril Ristovski (kryetar), Biljana Matevska (udhëheqëse e projektit) dhe Angela Dimeska (nëpunëse e projektit).

Në takim parashihet të diskutohet për temat si vijon: Transmetimi i konkluzioneve nga takimi i parë i Trupit Koordinues Nacional në kornizat e projektit „Qasja e barabartë për drejtësinë efektive“, të përpiluar nga faktorët relevantë të institucioneve shtetërore, organizatave civile dhe akademisë; Mbështetja në aktivitetet e ardhshme të projektit; Mundësia për ndikimin e Ligjit për ndihmë juridike falas për përfshirjen e sferës së mjedisit jetësor si dhe mundësimin e parashtresave grupore nga kjo sferë; Sfidat me edukimin e ekspertëve, bashkëpunimi i tyre për qasjen e barabartë në drejtësi në sferën e mjedisit jetësor.

Me zbatimin e aktiviteteve të projektit „Qasja e barabartë për drejtësinë efektive“, intenca është të ndikojë mbi rritjen e kapaciteteve të institucioneve relevante, ngritjen e vetëdijes publike për të drejtën e drejtësisë ekologjike dhe avancimin e mekanizmave ekzistuese të mjeteve juridike.

Click