Njoftimet

E mërkurë, 30 janar 2019

Takim pune me anëtarët e Komisionit për Seleksionimin e kandidatëve për kryetar dhe për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit

Në pajtim me nenin 12 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ numër 12/2019), Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 29.1.2019 e formoi Komisionin për Seleksionimin e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Në funksion të fillimit të procedurës për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, është konvokuar takimi i punës me anëtarët e Komisionit për Seleksionim më 31.1.2019 (e enjte) me fillim në orën 12:00, në Sallën 10 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click