E enjte, 15 gusht 2019
VENDOSJA E KURORAVE ME LULE TË FRESKËTA
Me rastin e shënimit të Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, 18 gusht, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje: Ilija Nikollovski, Tatjana Prentoviq, Vesna Damçevska-Ilievska dhe Magdalena Manaskova, më 16 gusht 2019 (e premte), në ora 12:00, në varrezat e Butelit, do të vendosin katër kurora me lule të freskëta dhe atë në:
- Varrezat e partizanëve;
- Para shtëpisë së amshueshme të Presidentit Boris Trajkovski;
- Para shtëpisë së amshueshme të gjeneralit Mihajllo Apostollski;
- Para shtëpisë së amshueshme të presidentit të ndjerë Kiro Gligorov.