Njoftimet

E shtunë, 10 nëntor 2018

Vendosja e kurorave me lule të freskëta me rastin e 13 Nëntorit

Me rastin e 13 Nëntorit - Ditës së Çlirimit të Qytetit të Shkupit, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga nënkryetari Goran Misovski, në përbërje: Tatjana Prentoviq, Ilija Nikollovski, Vesna Damçevska-Ilievska dhe Nolla Ismajlloska-Starova, më 13 nëntor 2018 (e martë), do të vendos kurorë lulesh të freskëta: 

  • Ora 11:00 - Përmendorja e çlirimtarëve të Shkupit, në Varrezat Partizane në Butel;
  • Ora 11:30 - Vendi i qytetarëve të merituar, në varrin e gjeneral Mihajllo Apostollski në Butel;
  • Ora 12:30 - Përmendorja e çlirimtarëve të Shkupit, rrafshina para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.









Click