Njoftimet

E enjte, 1 gusht 2019

VENDOSJA E LULEVE ME RASTIN E 2 GUSHTIT - DITA E REPUBLIKËS

Me rastin e 2 Gushtit - Ditës së Republikës, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 2 gusht 2019 (e premte) do të vendosin kurora lulesh të freskëta:

  • Delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga Frosina Tashevska-Remenski, nënkryetare e Kuvendit, në përbërje: Muhamed Zeqiri, Dalibor Bogdanovski, Aleksandra Cvetkovska dhe Zaklina Peshevska, do të vendos kurorë lulesh të freskëta në Shkup:

- Ora 08:45 - Përmendorja e KAÇKM-së, Parku "Zhena Borec";

- Ora 09:00 - Përmendorja e Nikolla Karevit përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- Ora 09:15 - Përmendorja e Metodija Andonov-Çento, Sheshi "Maqedonia";

- Ora 10:00 - Përmendorja e luftëtarëve të rënë OBN, Shëtitorja e Kolosëve, Varrezat e qytetit në Butel

- Ora 11:30 - Manifestimi qendror në Vilën Vodno

  • Delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit, në përbërje: Mirosllav Jovanoviç, Lidija Tasevska, Rexhail Ismaili dhe Zoran Gjorgjievski, do të vendos kurorë lulesh të freskëta në:

- Ora 10:00, Qendra Memoriale KAÇKM, Pelincë.

  • Delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit, në përbërje: Keti Smilevska, Snezhana Kalevska-Vançeva, Ilija Nikollovski dhe Çedomir Sazdovski, do të vendos kurorë lulesh të freskëta në Krushevë:

- Ora 08:30 - Varri i Nikolla Karevit;

- Ora 09:30 - Përmendorja e Slivës "Tek heronjtë e Slivës";

- Ora 11:00 - "Meçkin Kamen" 

Click