Njoftimet

E martë, 10 dhjetor 2019

Vizitë pune e Delegacionit të Kuvendit në Moldavi për efikasitetin energjetik

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Agim Shaqiri, zëvendëskryetar, dhe Zoran Ilioski, zëvendësanëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike, do të marrë pjesë në takimet për efikasitetin energjetik, të organizuar nga Komuniteti Energjetik dhe Forumi Parlamentar për Evropën Juglindore për Efikasitetin Energjetik dhe Klimën, si dhe Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim, që do të mbahen në Kishinjev, Republika e Moldavisë, 11 dhe 12 dhjetor 2019.

Përveç përfaqësuesve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takimet do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve-anëtare të Komunitetit Energjetik, anëtarët e Parlamentit Evropian, përfaqësuesit e Komunitetit Energjetik, ekspertët dhe përfaqësuesit e organizatave joqevritare.

Në takimet do të shqyrtohen shumë çështje në drejtim të rritjes së efikasitetit energjetik në palët kontraktuese të Komunitetit Energjetik, si dhe miratimi i raportit të përbashkët për të ardhmen e Efikasitetit Energjetik, aktivitetet e ardhshme të Plenumit Parlamentar të Komunitetit Energjetik, përmirësimi i lëvizshmërisë urbane në vendet e Evropës Juglindore. 

Click