Njoftimet

E premte, 1 nëntor 2019

Vizitë studimore me temë: „Përfshirja e qytetarëve në ndërtimin e e-shoqërisë së sigurt“ 

Në kuadër të programit të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Partneritetit për Demokraci të Kongresit Amerikan (House Democracy Partnership) dhe Akademisë Estoneze të E-Menaxhimit (Estonian E-Governance Academy), në Talin, Estoni nga 2 deri më 8 nëntor 2019, Delegacioni i Kuvendit do të marrë pjesë në vizitën studimore me temë: "Përfshirja e qytetarëve në ndërtimin e e-shoqërisë së sigurt".

Në vizitën studimore do të marrin pjesë deputetët: Zoran Ilioski, Tatjana Prentoviq, Ane Llashkoska, Agim Shaqiri dhe Tanja Kovaçev.

Vizitën studimore do ta zbatojë Qendra për Ndikim Global të IRI dhe do t'i përfshijë edhe deputetët e Armenisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës. Estonia me vite të tëra është lider në e-menaxhim, me ç'rast 99% të shërbimeve qeveritare janë në dispozicion në internet dhe posedon njërin nga sistemet më të sofistikuara të sigurisë sajber në botë. Në mënyrë plotësuese, Estonia ka zhvilluar një klimë biznesi sipërmarrës që ka krijuar një mjedis të sofistikuar të TKI-së që rezultoi me kompanitë si Skajp.

Gjatë vizitës studimore Delegacioni do të realizojë takime me përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ të Estonisë, punëtori interaktive në fushën e sigurisë sajber, njohjen me burimet e qeverisë në internet dhe komunikimin midis qytetarëve dhe qeverisë së tyre. Përveç shembujve të Estonisë, kuadri i Kongresit Amerikan gjithashtu do të mbajnë punëtori për t'i shkëmbyer përvojat mbi e-menaxhimin dhe komunikimin me qytetarët në SHBA.

Vizita studimore është financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Click