Njoftimet

E hënë, 22 janar 2018

Vizitë studimore në Bruksel

Në kornizat e Programit për mbështetjen e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në organizim të Parlamentit Evropian, më 22 dhe 23 janar 2018 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, do të realizohet vizitë studimore për deputetët e sapozgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Në vizitën studimore do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: znj. Teuta Bilali, z. Ejup Alimi, z. Agim Shaqiri, z. Petar Atanasov dhe znj. Juliana Nikollova, deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Pjesëmarrësit në vizitën studimore do të realizojnë takime bilaterale me nënkryetarët e Parlamentit Evropian, kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të ndryshme, kryetarët e delegacioneve të Parlamentit Evropian me parlamentet e vendeve me status të kandidatit, eurodeputetët, përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian, përfaqësuesit e Këshillit të Bashkimit Evropian, etj.

Pjesëmarrësit do të jenë prezent edhe në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme (AFET) në të cilën fjalim do të mbajë ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Bulgarisë, znj. Ekaterina Zaharieva, në kontekst të Kryesimit të Republikës së Bulgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Qëllimi i vizitës studimore është të ndahen përvojat e Republikës së Maqedonisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në procesin eurointegrues, si dhe vizitat në pajtim me Strategjinë e Komisionit Evropian dhe Këshillit të KE-së për integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025.



Click