Njoftimet

E mërkurë, 13 mars 2019

Vizitë studimore në Holandë për të drejtat e personave LGBTI

Deputetët, anëtarët e Grupit Parlamentar Interpartiak për të drejtat e personave LGBTI do të marrin pjesë në vizitën studimore në Holandë, në periudhën prej 13.3.2019 deri më 16.3.2019.

Në vizitën studimore do të marrin pjesë koordinatorja Maja Moraçanin, zëvendëskoordinatori Pavle Bogoevski dhe deputetet Liljana Popovska, Sllavica Shumanska Miteva, Jagoda Shahpaska, Snezhana Kaleska Vançeva dhe Emilija Aleksandrova.

Ftesa për pjesëmarrje në vizitën studimore është nga organizata HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, në kornizat e Projektit „Kuvendi dhe vetëqeverisja lokale në avancimin e të drejtave të personave LGBTI“, ndërsa është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i praktikave më të mira parlamentare për punën në këtë fushë, si dhe prezantimi i praktikave për ngritjen e vetëdijes për mosdhunë, parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit.

Në kornizat e vizitës studimore është paraparë vizita e Parlamentit në Hagë dhe takimi me deputetët përgjegjës për krijimin e politikave nga sfera e çështjeve të LGBTI-së, takime me politikanët lokalë, vizita e institucioneve dhe takime me organizatat joqeveritare, që punojnë në përfaqësim së bashku me deputetët holandezë. 

Click