Njoftimet

E enjte, 12 shtator 2019

Vizitë zyrtare në IPN Burgu në Shkup

Në kuadër të kompetencave të veta, Grupi i Punës i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Fadil Zendeli, Mirsada Emini-Asani, Trajço Dimkov, Panço Minov dhe Sllagjana Mitovska, më 13 shtator 2019 (e premte), do të realizojë vizitë zyrtare në IPN Burgu Shkup - Shkup.

Në shoqërinë e grupit do të jetë drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, si dhe përfaqësuesi i NDI-së dhe Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë.

Ky Grup i Punës është themeluar për shkak të vërejtjeve të bëra në Raportin e Komisionit Evropian për situatën në burgjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe vërejtjet e bëra nga publiku i gjerë. Qëllimi i grupit është t'i kontrollojë gjendjet në të cilat ndodhen këto institucione dhe sfidat me të cilat përballen me qëllim t'i përmirësojnë ato.

Click