Udhëheqja parlamentare

E premte, 8 mars 2019

Edhe Kryetari Xhaferi ju bashkëngjit urimeve me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas 

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, në shoqërim të dy nënkryetarëve Misovski dhe Remenska dhe dy zëvendës sekretarët e përgjithshëm, z-nja Kacarska dhe z. Milkovski, i ftuan në koktej solemn në të cilin u dhuruan nga një trëndafil pjesëtareve të gjinisë femërore a të cilat janë deputete dhe pjesë e shërbimit të Kuvendit, me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, 8-marsi. 

Në pritje, Kryetari Xhaferi, përveç urimeve, u drejtua edhe me fjalët "Ju uroj mirëqenie në shtëpi dhe paqe në shtëpitë tuaja për arsye se vetëm ashtu do të mund ta jepni kontributin tuaj maksimal edhe në angazhimin tuaj profesional në Kuvend", i vetëdijshëm për mundin e jashtëzakonshëm që e bëjnë gratë anembanë botës në arritjen e baraspeshës së vërtetë ndërmjet rolit të nënës, bijës, nuses, bashkëshortes dhe profesionistes në punë.

 

Në pritje u drejtuan edhe nënkryetarja Remenska dhe nënkryetari Misovski me porositë e tyre të fuqishme për këtë festë të rëndësishme. martz

Click