TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z.EMILIO LORENCO SERA ...

E martë, 14 nëntor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z.EMILIO LORENCO SERA, AMBASADOR I MBRETËRISË SË SPANJËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Kryetari Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e ri dhe të autorizuar të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, z. Emilio Lorenco Sera. 

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës ...

E premte, 10 nëntor 2017

Takim i kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës së Argjentinës, z. Alberto Alfredo Manuel Trueba

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Argjentinës, të autorizuar për Republikën e Maqedonisë, z. Alberto Alfredo Manuel Trueba. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Rexhail Ismaili, anëtar i Grupit të deputetëve pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve.  

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me Sekretarin shtetëror p&#2...

E premte, 10 nëntor 2017

Takim i kryetarit Xhaferi me Sekretarin shtetëror për punë të jashtme dhe evropiane të Republikës së Sllovakisë, z. Ivan Korçok 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Sekretarin shtetëror për punë të jashtme dhe evropiane të Republikës së Sllovakisë, z. Ivan Korçok. 

Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi të veçantë për mundësinë për realizimin e takimit me një përfaqësues të vendit me të cilin Republika e Maqedonisë ka marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera dhe shumëvjeçare, në më shumë nivele. Në nivelin parlamentar, Parlamenti i Republikës së Sllovakisë e ndau përvojën gjatë formimit të Institutit Parlamentar në Kuvendin e Maqedonisë.  

Lexo më shumë

Takimi i kryetarit Xhaferit me ministrin e Punëve t&#2...

E enjte, 9 nëntor 2017

Takimi i kryetarit Xhaferit me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Srgjan Darmanoviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Srgjan Darmanoviq, i cili qëndron në vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë. Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, z-nja Liljana Kuzmanovska, kryetare dhe z. Bllagojçe Trpeski, z-nja Mirsada Emini Asani dhe z.Afrim Gashi, anëtarë. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës...

E enjte, 9 nëntor 2017 

Takimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi me eurodeputetin z. Ivo Vajgëll

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me deputetin e Parlamentit Evropian, z. Ivo Vajgëll. Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë dhe e informoi për ngjarjet rrjedhëse në planin politik, si dhe për aktivitetet e planifikuara të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë deri në fund të këtij viti kalendarik. 

Lexo më shumë

Takimi i kryetarit Xhaferit me z. Mirosllav Toman...

E mërkurë, 8 nëntor 2017

Takimi i kryetarit Xhaferit me z. Mirosllav Toman, ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, z. Mirosllav Toman.

Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë ambasadorit Toman, me dëshirë për punë të suksesshme dhe të frytshme diplomatike, me ç'rast shprehu shpresë se bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, kryetari i Kuvendit shprehu falënderim për përkrahjen e hapur dhe të vazhdueshme të Republikës së Çekisë në procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe aderimin përfundimtar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi, me d...

E mërkurë, 08 nëntor 2017

Takimi i Kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi, me drejtorin e Seksionit për Programe Parlamentare dhe Qeveritare të Institutit Demokratik Nacional, z. Skot Hubli

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me drejtorin e Seksionit për Programe Parlamentare dhe Qeveritare të Institutit Demokratik Nacional (NDI), z. Skot Hubli. Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, znj. Zuter Tehada, drejtori i NDI-së në Maqedoni, z. Kris Hensho, zëvendësdrejtori i NDI-së në Maqedoni, z. Skot Hejzlet dhe drejtori nacional i programit të NDI-së, Lilijan Kandikjan. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E PRESHEVËS, Z....

E premte, 2 nëntor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E KOMUNËS SË PRESHEVËS, Z. SHQIPRIM ARIFI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot kishte takim të shkurtër protokollar me kryetarin e komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi. 

 Në fillim të takimit, z. Arifi e shfrytëzoi rastin që t'ia urojë z. Talat Xhaferit zgjedhjen e tij për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dhe shprehu bindjen se kryetari i porsazgjedhur do e ushtrojë këtë detyrë me përgjegjësi dhe dinjitet. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Dan Orian...

E mërkurë, 1 nëntor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Dan Orian, ambasador i Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z. Dan Orian, ambasador i Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë, i cili së bashku me grupin prej 90 ekonomistëve nga Izraeli mori pjesë në Konferencën „Maqedonia 2025“, ku fjalim të vetin posaçërisht do të ketë femra më e mirë inovatore nga Izraeli, Dana Gabish.

Lexo më shumë

Тakimet i kryetarit Xhaferi me z. Ivan Brajoviq, z-një...

E premte, 27 tetor 2017, Budapest

Тakimet i kryetarit Xhaferi me z. Ivan Brajoviq, z-njën Maja Gojkoviq dhe z. Kadri Veseli, kryetarë të parlamenteve të Malit të Zi, të Republikës së Serbisë dhe të Republikës së Kosovës

Sot,  kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Budapest, realizoi takim bilateral me z. Ivan Brajoviq, kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi.
Lexo më shumë
1...313233...39                                        
Click