Takimi i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Kuvendit Popullor...

E martë, 8 gusht 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bulgarisë, z. Dimitar Gllavçev

Kryetari Xhaferi theksoi se ka ardhur momenti për fillimin e faqes së re në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve me ç'rast iu falënderua për mbështetjen që Republika e Bulgarisë ia dha Republikës së Maqedonisë dhe për aspiratat e saj për anëtarësim në NATO dhe në BE. 
Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME DELEGACIONIN NGA REPUBLIKA E ...

E martë, 1 gusht 2017

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME DELEGACIONIN NGA REPUBLIKA E BULGARISË TË UDHËHEQUR NGA KRYEMINISTRI BOJKO BORISOV 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me Delegacionin e Republikës së Bulgarisë të udhëhequr nga kryeministri Bojko Borisov, i cili qëndron në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Azerbajxhanit, ...

E martë, 25 korrik 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Azerbajxhanit, z. Bagirov

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Maqedonisë, z. Faik Bagirov. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Finlandës ...

E enjte, 20 korrik 2017 

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Finlandës Ikonen 

Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Finlandës ndaj Republikës së Maqedonisë në planin e eurointegrimeve dhe theksoi se interes i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është të intensifikohet bashkëpunimi parlamentar bilateral dhe me atë qëllim së shpejti, si edhe në të gjitha mandatet e deritanishme parlamentare, do të formohet Grup parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Finlandës.  

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Talat Xhaferi me z. Taxhan Ildem, ndihm&...

E mërkurë, 19 korrik 2017

Takimi i Kryetarit Talat Xhaferi me z. Taxhan Ildem, ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për diplomaci publike 

Kryetari i Kuvendit në fillim të takimit shprehu falënderim të madh për mbështetjen e dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Stolltenberg për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe shumicës së re parlamentare si dhe në lidhje me proceset reformuese në shoqërinë dhe në planin e integrimit të përshpejtuar të shtetit në NATO.  
Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin Ramesh...

E mërkurë, 19 korrik 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin Ramesh

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot e pranoi në vizitë lamtumirëse ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, z. Mirosllav Ramesh, i cili i shprehu urim personal dhe përgëzime nga kryetaret e Dhomës së Poshtme të Parlamentit dhe Senatit të Republikës së Çekisë për zgjedhjen në funksionin Kryetar i Parlamentit.  

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesin e UNIC...

E enjte, 13 korrik 2017 

Takim i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesin e UNICEF në Maqedoni, z. Benxhamin Perks

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me përfaqësuesin e sapoemëruar të UNICEF në Republikën e Maqedonisë, z. Benxhamin Perks. Në fillim të takimit Kryetari Xhaferi i dëshiroi mirëseardhje, punë të suksesshme dhe të frytshme gjatë kohës së mandatit të tij. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e Bosnjë e H...

E mërkurë, 12 korrik 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e Bosnjë e Hercegovinës, znj. Babiq

Në fillim të takimit, ambasadorja i uroi z. Xhaferi për zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, iu falënderua për urimet dhe mbështetjen që e mori nga Parlamenti i Bosnjë e Hercegovinës.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me ministren australiane Bishop...

E martë, 11 korrik 2017

Takim i Kryetarit Xhaferi me ministren australiane Bishop

Në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, kishte takim me Ekselencën e Saj z-nja Xhuli Bishop, Ministre e punëve të jashtme të Australisë. Kjo vizitë korrespondon me fillimin e proceseve reformuese në Republikën e Maqedonisë të cilat kanë filluar me formimin e Qeverisë së re dhe paraqet vizitën e parë zyrtare të një funksionari të lartë shtetëror të Australisë prej pavarësimit të Republikës së Maqedonisë, nga viti 1991 e deri më sot.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin iranian, Karimi...

E enjte, 6 korrik 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin iranian, Karimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Iranit në Republikën e Maqedonisë, z. Hossein Karimi. 

Në fillim të takimit, ambasadori shprehu urime për zgjedhjen e z. Talat Xhaferit për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke i dëshiruar suksese në punën e mëtejshme dhe e  shfrytëzoi rastin që t'ia dorëzojë edhe telegramin e urimit të dërguar nga Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hassan Rouhani.

Lexo më shumë
1...343536...39                                        
Click