Takim i Kryetarit Xhaferi me z. Antonio Misiroli, zëve...

E martë, 2 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me z. Antonio Misiroli, zëvendës-sekretar i përgjithshëm i NATO-s për sfida të reja të sigurisë

Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, në fillim  të takimit shprehu falënderim të madh për mbështetjen që Aleanca e NATO-s ia jep Republikës së Maqedonisë. Në këtë proces maratonik nëpër 18 plane vjetore për anëtarësim, tani vendi kalon edhe një maratonë, në procesin e ratifikimit të Protokollit aderues nga ana e vendeve – anëtare. Deri tani, për 4 muaj është ratifikuar nga 18 parlamente dhe me këtë dinamikë, pritet finalizimi i procesit për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO të përfundohet deri në fund të këtij viti.
Lexo më shumë

VIZITË PUNE E KRYETARIT XHAFERI NË HUNGARI...

E martë, 25 qershor 2019

VIZITË PUNE E KRYETARIT XHAFERI NË HUNGARI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Nacional të Hungarisë z. Llasllo Kover, sot ishte prezent në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së veriut në NATO nga ana e Kuvendit Nacional të Hungarisë.

Lexo më shumë

Zhan Mone dialogu i dytë për paqe dhe demokraci n...

E hënë, 24 qershor 2019

Zhan Mone dialogu i dytë për paqe dhe demokraci në Kuvend 

Më 22 dhe 23 qershor 2019, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt Zhan Mone Dialogu i 2-të për paqe dhe demokraci, që është instrument i zhvilluar nga Parlamenti Evropian si vegël e fuqisë së butë në fushën e meditacionit dhe dialogut parlamentar të filluar në shtëpinë historike të Zhan Monesë. 

Lexo më shumë

TAKIME TË KRYETARIT XHAFERI NË KINË...

E hënë, 24 qershor 2019

TAKIME TË KRYETARIT XHAFERI NË KINË

Vizita zyrtare në Republikën Popullore të Kinës të Delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të paraprirë nga Kryetari Xhaferi u rrumbullakua me vizitën e qytetit Baoting në provincën Hëbej. 

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me përfaqësues të ...

E hënë, 24 qershor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me përfaqësues të Projektit për praktikë parlamentare, Lindje - Perëndim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim me drejtoreshën e Projektit për praktikë parlamentare Lindje - Perëndim, Xhil Adler, menaxheren e projektit Elena Sabotina dhe Zoran Shapuriq, ministër pa Resor i ngarkuar për rregullativë për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

Bashkëpunimi bilateral jep rezultate të mira ...

E enjte, 20 qershor 2019

Bashkëpunimi bilateral jep rezultate të mira 

Përveç vërtetimit për marrëdhëniet e mira bilaterale, vizita sipas z.Xhaferi mundësoi vizitë në Shangai dhe njoftim nga afër me zhvillimin e tij në një qendër financiare botërore dhe një nga motorët e ekonomisë kineze, ndërsa gjatë bisedës, si edhe me të gjithë përfaqësuesit tjerë shtetërorë më parë, u përqendruan në të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. 
Lexo më shumë

Xhaferi në Kinë: Theks mbi bashkëpunimin eko...

E mërkurë, 19 qershor 2019

Xhaferi në Kinë: Theks mbi bashkëpunimin ekonomik

Në takimin me nënkryetarin e Komitetit Nacional të Konferencës Konsultative Politike Popullore, z. Xhang Qingli, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi i cili e paraprin delegacionin e Kuvendit në vizitë oficiale të Republikës Popullore të Kinës theksoi se vizita e vitit të kaluar e z. Xhang në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kjo vizitë kthyese e tregojnë interesin e përbashkët për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit. 

Lexo më shumë

VIZITA ZYRTARE KONTRIBUT I FUQISHËM NË PROMOVIMIN...

E martë, 18 qershor 2019 

VIZITA ZYRTARE KONTRIBUT I FUQISHËM NË PROMOVIMIN E MARRËDHËNIEVE, VLERËSOI LI XHANSHU 

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, Kryetari Xhaferi, i shoqëruar nga nënkryetari Goran Misovski, koordinatorët e LSDM-së Jovan Mitreski, të BDI-së Ejup Alimi, të VMRO-DPMNE-së Nikola Micevski, kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën Popullore të Kinës, Vladanka Aviroviq dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova, në Pekin u takuan me Kryetarin e Kuvendit Popullor të  Kinës. Li Xhanshu. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Junhu, kryetar i Komitetit t&...

E hënë, 17 qershor 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Junhu, kryetar i Komitetit të Shangait të Këshillit konsultativ politik të popullit kinez 

Kryetari Xhaferi u shpreh i kënaqur që marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit reciprok, ndërsa faktin që vizitën zyrtare në RP të Kinës e fillon në Shangai, e vlerësoi si inkurajim evident për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës. 
Lexo më shumë

Takim pune i Kryetarit Xhaferi me delegacionin nga Bundesta...

E enjte, 13 qershor 2019

Takim pune i Kryetarit Xhaferi me delegacionin nga Bundestagu gjerman

Kryetari në fillim të takimit u uroi mirëseardhje dhe shprehu falënderim të sinqertë ndaj Bundestagut për ratifikimin e Protokollit aderues për vendin tonë për anëtarësim në NATO dhe i informoi deputetët e nderuar se deri tani, 17 vende e kanë ratifikuar Protokollin aderues.
Lexo më shumë
1...8910...39                                        
Click