KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 2 janar 2018 

BULGARIA - KRYESUESE E RE ME BE

Nëntë vjetorin e anëtarësimit të saj në BE, Bulgaria do ta shënojë si kryesuese me Këshillin e BE-së. 

Fqinji ynë lindor do të kryesojë më moton "Bashkimi bën fuqinë", ndërsa vëmendjen do ta orientojë edhe drejt Ballkanit Perëndimor. Në atë drejtim, Sofja zyrtare paralajmëroi edhe samit special në muajin maj me vendet kandidate për anëtarësim në BE. Në mesin e prioriteteve të lajmëruara gjatë kryesimit të Bulgarisë janë: buxheti, "Bregziti", kriza me imigrantët, rritja ekonomike, punësimi i të rinjve, etj. 

Kryesimin gjashtëmujor, në fillim të vitit të ri, Bulgaria e mori nga Estonia, ndërsa në korrik do t'ia dorëzojë Austrisë.  

a

Na ndiqni në:

Click