Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Kristin Forsgren Bengtso...

E premte, 4 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Kristin Forsgren Bengtson 

Kryetari Xhaferi shprehu bindjen se edhe në periudhën e ardhshme dy shtetet do të vazhdojnë ti zhvillojnë dhe avancojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe se bashkëpunimi parlamentar do të intensifikohet. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Kristian Timonie...

E enjte, 3 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Kristian Timonie

Ambasadori Timonie drejtoi urim për zgjedhjen e sërishme të Xhaferit në funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindjen se roli dhe dukshmëria e Kuvendit, që është institucioni kryesor për funksionimin e suksesshëm të sistemit, do të vazhdojnë të përforcohen edhe në periudhën e ardhshme. Ai vlerësoi se kontrolli parlamentar është me rëndësi të madhe dhe shprehu mbështetje për punën e Këshillit Nacional të Eurointegrimeve, ku duhet të arrihet konsensus për çështjet kyçe të këtij procesi. 
Lexo më shumë

TAKIM LAMTUMIRËS I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN ZH...

E mërkurë, 2 shtator 2020

TAKIM LAMTUMIRËS I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN ZHBOGAR

Kryetari Xhaferi falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe personalisht ambasadorin Zhbogar për kontributin e tij në proceset që bën kthim pozitiv në rrugën euroatlantike të vendit dhe i uroi sukses në angazhimet e tij të ardhshme profesionale.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Kejt Mari Bërnz ...

E mërkurë, 2 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Kejt Mari Bërnz  

Në takim, Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen që ambasada amerikane dhe SHBA ia japin Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast theksoi se për ne është me rëndësi thelbësore fokusi i mbajtur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendit tonë dhe rajonin në tërësi. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës ...

E mërkurë, 2 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës së Rumanisë, SH.T. Viorel Stanilla 

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi me ambasadorin rumun SH.T. Viorel Stanilla, u potencua bashkëpunimi i deritanishëm miqësor dhe konstruktiv ndërmjet dy vendeve dhe në këtë drejtim, Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen e deritanishme të madhe që Republika e Rumanisë ia jepte vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, si edhe mbështetjen e fuqishme dhe të padyshimtë për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresë se edhe në të ardhme kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim mes dy palëve do të vazhdojë me intensitetin e njëjtë. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Fatos Reka, ambasador i ...

E martë, 1 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Fatos Reka, ambasador i Republikës së Shqipërisë 

Në takim, ambasadori Reka Kryetarit Xhaferi ia transmetoi urimin zyrtar për rizgjedhjen në funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si edhe nga funksionarë të tjerë të lartë të vendit fqinj.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Rejçell Gallovej, a...

E martë, 1 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Rejçell Gallovej, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar 

Kryetari Xhaferi i potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, për çka ndau pritjen se do të vazhdojnë me dinamikë të zmadhuar edhe në periudhën e ardhshme. 
Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN KINEZ XHANG XUO...

E martë, 1 shtator 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN KINEZ XHANG XUO

Duke i uruar mirëseardhje në legjislaturën e dhjetë të dhomës ligjvënëse, Kryetari Xhaferi e informoi ambasadorin Xhang për konstituimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së re, pas së cilës vijon zgjedhja e trupave punues, delegacioneve dhe grupeve të bashkëpunimit, përfshirë edhe me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës. Pandemia ka ndikimin e vet mbi vizitat e ndërsjella fizike dhe mbi komunikimet, por dhomat ligjvënëse kanë mundësi që në formën elektronike të kultivojnë bashkëpunimin e vendosur parlamentar, theksoi Xhaferi. Po ashtu, ai shprehu shpresë se me formimin e Qeverisë, projektet e filluara dhe të parashikuara bilaterale do të vazhdojnë edhe në të ardhme. 
Lexo më shumë

ME 62 VOTA "PRO” KUVENDI E VOTOI QEVERINË E RE ...

E hënë, 31 gusht 2020

ME 62 VOTA "PRO” KUVENDI E VOTOI QEVERINË E RE 

Pas diskutimit dyditor, deputetët në Kuvend dje e votuan zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e trembëdhjeta me radhë, e propozuar nga mandatari, Zoran Zaev.  

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne ...

E mërkurë, 26 gusht 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne me rastin e 110-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë

Kam nderin që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, kur e shënojmë 110 vjetorin e ditëlindjes së Nënës Terezë, simbolit të humanizmit të pafund, simbolit të dashurisë ndaj njeriut, kujdesit dhe ndjeshmërisë ndaj të sëmurëve, të varfërve dhe jo aq fatmirëve në jetë, këtu, para kësaj pllake përkujtimore që simbolizon themelet e shtëpisë së lindjes së kësaj shqiptareje mbarë të respektuar, të ndaj dhe shpreh me gjithë ju të pranishëm këtu, ndjenjën e mburrjes së sinqertë që jam pjesë e këtij tubimi. 
Lexo më shumë

Xhaferi: Do të jem Kryetar i të gjithë 120 d...

E premte, 21 gusht 2020

Xhaferi: Do të jem Kryetar i të gjithë 120 deputetëve

Të nderuar deputetë, 
Të nderuar qytetarë, 
Më lejoni të falënderoj për detyrën jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të përgjegjshme që ma besoni, të jem Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetar i dhomës ligjvënëse, dhomës së qytetarëve, me çka më jepni në dije se kontributi im i deritanishëm në ndërtimin e një institucioni funksional dhe një dhome realisht të hapur për Ju është valorizuar dhe respektuar, dhe kjo paraqet nder të veçantë dhe kënaqësi. 

Lexo më shumë
1...353637                                      
Click