E premte, 5 shkurt 2021
Debat publik për "Draft-konceptin për arsimin fillor"
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, në kuadër të Mbledhjes së Shtatë, mbajti debat publik për "Draft-konceptin për arsimin fillor".
Debati publik u drejtua nga kryetarja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport, Zhaklina Llazarevska.
Fjalime mbajtën Kryeministri Zoran Zaev; ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska; si dhe anëtarët e Grupit të Punës që e përgatiti Draft-konceptin: prof. dr. Violeta Petreska-Beshka dhe prof. dr. Kiril Barbareev.
Në debatin që pasoi, me fjalime të tyre u përfshinë akademikët, profesorët universitarë dhe personat profesionalë në veprimtarinë e arsimit.
Në fokusin e debatit ishte nevoja për të modernizuar arsimin me model të ri që do të jetë autentik për marrëdhëniet tona shoqërore-ekonomike. Në këtë mënyrë, u shprehën qëndrime të ndryshme për ritmin me të cilin do të përcaktohen politikat e reja në arsimin fillor.