E mërkurë, 16 dhjetor 2020
MBËSHTETJE E REALIZUAR E IRI PËR PËRFORCIMIN E KAPACITETEVE TË KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJE TË LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT
Me trajnimin e djeshëm të fundit përfunduan një sërë trajnimesh për Komisionin e Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, në organizim të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe Partneriteti për Demokraci të Kongresit Amerikan.
Duke e ditur rëndësinë të cilën e ka Komisioni i Përhershëm Anketues në sistemin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, IRI dhe Partneriteti për demokraci mbështeti tre trajnime për përforcimin e kapaciteteve të Komisionit të Përhershëm Anketues.
Në trajnime anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komitetit të Përhershëm Anketues shkëmbyen përvoja, rekomandime dhe mendime me ish kongresmenë nga Kongresi i SHBA-së, si dhe me ish të punësuar dhe të punësuar aktualë në shërbimin e Kongresit të SHBA-së, të përfshirë në mënyrë aktive në administrimin e punës së komisioneve. Trajnimi i parë ishte hapur nga kryetari i Kuvendit, Talat XHaferi.
Temat që ishin përfshirë me trajnimet përfshinë metoda për përmirësimin e funksionimit të Komisionit, identifikimin e përparësive të Komisionit, përmirësimin e bashkëpunimit të brendshëm, mbajtjen e debateve publike dhe mbikëqyrëse, praktikat më të mira për përfshirjen e palëve të interesuara dhe qytetarëve në punën e Komisionit, si dhe komunikimi i jashtëm dhe i brendshëm i raporteve, porositë dhe konkluzat e komisionit.
Një pjesë e trajnuesve që morën pjesë në trajnime janë Bob Gudlat, ish kongresmen në Kongresin e SHBA-së nga Virxhinia (1993-2019), Piter Roskam, ish kongresmen në Kongresin e ShBA-së nga Ilinois (2007-2019), Tomas Kan, ish drejtor i shërbimit për buxhetin në Kongresin e SHBA-së, si dhe drejtorë të tjerë aktualë dhe të mëparshëm dhe zëvendësdrejtorë të shërbimeve në Kongres.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka themeluar bashkëpunim me Partneritetin për Demokraci të Kongresit Amerikan në vitin 2006. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është përforcimi i pavarësisë dhe efektivitetit të Kuvendit, përmirësimi i marrëdhënieve me qytetarët, avancimi i punës së shërbimeve parlamentare dhe mundësimi i shkëmbimit të përvojave të deputetëve përmes vizitave studimore, konsultimeve për ndihmë teknike dhe realizimi i trajnimeve të shumta.