E enjte, 26 nëntor 2020
MBLEDHJA E SHTATË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri në mbledhjen e 7-të të sotme, si trup punues amë i shqyrtoi:
- Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "EUTM RCA" në Republikën e Afrikës Qendrore;
- Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për siguri private. Në mbledhje, në cilësinë e përfaqësuesve të Qeverisë, morën pjesë Bashkim Hasani, zëvendësministër i mbrojtjes dhe Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme.
Zëvendësministri, Hasani për pikën e parë, i informoi të pranishmit se këto misione paqësore janë pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe se bëhet fjalë për operacion të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Ai arsyetoi se me Propozim-vendimin është paraparë dërgimi i 2 (dy) oficerëve të shtabit pjesëtarë të Armatës për një periudhë prej 7 (shtatë) muajsh, të llogaritur nga dhjetori 2020 deri në qershor 2021.
Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për siguri private, kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregullore të Kuvendit, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.
Në fund të diskutimit, Komisioni i përcolli propozimet e lartpërmendura për procedurë të mëtejshme në Kuvend.