E martë, 9 shkurt 2021
Mbledhja e Tretë e Komisionit për Kulturë
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Kulturë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për biblioteka, me procedurë të shkurtuar.
Zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani arsyetoi se ndryshimet në ligjin e propozuar janë në drejtim të harmonizimit me Ligjin për kundërvajtje.
Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtejshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.