E martë, 18 maj 2021
Takim pune i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive
Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Arbana Pasholli, realizoi takim pune me anëtarët e Komitetit, përkatësisht koordinatorët e grupeve, ku u prezantuan idetë dhe propozimet në lidhje me aktivitetet e mëtejshme të Komitetit.
Anëtarët që ishin paraqitur në fushën e arsimit dhanë propozimet dhe idetë e tyre, duke i dhënë theks të veçantë integrimit ndëretnik në arsimin e përgjithshëm.
Kryetarja e Komitetit, Pasholli, dhe anëtarët theksuan se janë të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me Ministrinë e Arsimit dhe institucionet e tjera relevante.