E hanë, 6 shtator 2021
Takimi i Komisionit për Politik të Jashtme me delegacionin nga Parlamenti Lituanez
Anëtarët e Komisionit të Politikës së Jashtme realizuan takim pune me Grupin për Bashkëpunim Ndërparlamentar me Ballkanin Perëndimor në Parlamentin e Republikës së Lituanisë, të shoqëruar nga SH. E Jurate Jagutckiene, Ambasador i Republikës së Lituanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Takimin e kryesoi anëtarja e Komitetit të Politikës së Jashtme, Ane Lashkoska, dhe morën pjesë deputetët Sonja Mirakovska, Ivanka Vasilevska, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Arta Bilali-Zendeli dhe Safije Sadiki-Shaini.
Fokusi i këtij takimi ishin marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe mundësitë për thellimin e tyre në disa fusha.
U theksua mbështetja që Republika e Lituanisë i jep vendit tonë në drejtim të integrimit evropian, dhe u diskutuan mundësitë për tejkalimin e pengesave në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, delegacioni lituanez theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është lider në rajon por sa i përket zbatimit të proceseve të reformës, por gjithashtu se ka fusha në të cilat duhet të bëhen më shumë përpjekje për të kapërcyer dobësitë e caktuara.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se vonesa në fillimin e negociatave të pranimit rrit skepticizmin e popullsisë në vendin tonë dhe se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të vazhdojë me vendet e Ballkanit Perëndimor.