E Premte, 10 Shtator 2021
Takimi i Nikolloskit me ambasadorin e Italisë Silvestri
Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikolloski, dje realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Italisë SH. T Andreas Silvestri. Në takim mori pjesë edhe zëvendës ambasadori i Republikës së Italisë, SH.T Mario De Roza.
Ambasadori Silvestri shprehu mbështetjen e Italisë për perspektivën evropiane të vendit, dhe theksoi se Italia është partner i besuar që gjithmonë do të jetë i hapur për bashkëpunim në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet vendi në rrugën e eurointegrimit .
Kryetari i Këshillit Nikolloski falënderoi për mbështetjen e parezervë të Italisë në procesin e eurointegrimit dhe shprehu shpresën se bashkëpunimi me Italinë mike do të vazhdojë me dinamikë edhe më të madhe.
Nikolloski dhe Silvestri diskutuan në atmosferë miqësore për situatën aktuale politike në vend, regjistrimin aktual në vend, zgjedhjet e ardhshme lokale, luftën kundër korrupsionit, reformën e administratës publike.