Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E enjte, 15 prill 2021, Lubjanë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e 17. Të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane me temën „Drejt shoqërisë digjitale – mundësi dhe rreziqe për gjeneratën më të re që hyn në tregun e punës“

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, z. Igor Zorçiç,
Të nderuar kolegë, kryetarë të Parlamenteve nga rajoni,
Zonja dhe zotëri,

Më lejoni që t’ju përshëndes të gjithëve që e ndiqni punën e Konferencës së 17. të Nismës Adriatiko-Joniane dhe Strategjisë të Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian, kësaj radhe me anë të video lidhjes e cila nëse i marrim parasysh rrethanat dhe kushtet që i imponon pandemia me KOVID-19 a me konsideratë ndaj rëndësisë së mbështetjes parlamentare, është mënyra më e sigurt dhe e rekomanduar për mbajtjen e evenimenteve të këtilla. Këtë vit, si edhe vitin e kaluar 2020 kur u përmbushën plot 20 vite nga formimi i kësaj nisme, fokusi është i orientuar kah përmirësimi i zhvillimit dhe përforcimit të sigurisë të vendeve në rajon, thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare, ku edhe Republika e Maqedonisë së Veriut bën pjesë, si vend i cili është në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Prej çështjeve të shumta themelore dhe specifike që diskutohen në takimet, kësaj radhe, fokusi është vënë mbi një temë e  cila u imponua në njëfarë mënyre detyrimisht, duke e marrë parasysh nevojën për mbajtjen e distancës fizike me qëllim të respektimit të rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë, gjegjësisht, “Drejt shoqërisë digjitale – mundësi dhe rreziqe për gjeneratën më të re që hyn në tregun e punës“. Gjithsesi se ky ndryshim kah shoqëria digjitale do të vinte kurdo që të jetë, duke e pasur parasysh kohën e re, zhvillimin  e përshpejtuar teknologjik, globalizimin, nevojën për një treg të pakufizuar të punës, që natyrisht është në korrelacion të ngushtë me përgatitjen për të qenë konkurrent në atë treg, respektivisht, përgatitjen arsimore, profesionale të gjeneratave të reja për inkuadrimin e tyre të suksesshëm në atë treg të punës. Realisht, të rinjtë ballafaqohen me një sërë problemesh për hyrje në atë treg, probleme të tipit mos përkim i njohurive dhe shkathtësive të përvetësuara në procesin arsimor formal me nevojat reale, kalimi mesatar i të rinjve prej shkolle  në punë, që është rreth 2,5 vite, si edhe numri i pamjaftueshëm dhe cilësor i vendeve të lira të punës. Këtu bëjnë pjesë edhe të rinjtë që janë në një periudhë ndërmjet, gjegjësisht, kanë mbaruar me arsimin, nuk janë punësuar, nuk janë në ndonjë kualifikim plotësues. Ndërsa të rinjtë, si motor i cili i bën dhe i udhëheq ndryshimet në shoqëri, janë obligimi ynë prioritar, respektivisht, të kreatorëve të politikave dhe marrësve të vendimeve nëpër vendet. Në këtë kontekst, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2016, e miratuam Planin nacional aksional për të rinjtë, në të cilin u detektuan gjendjet dhe udhëzimet për veprim për përmirësimin e gjendjes së të rinjve në tregun e punës dhe me qëllim të zvogëlimit të shkallës së papunësisë, që është çështje thelbësore për zgjidhje, përmes implementimit të politikave cilësore për punësim që do të shkaktojnë efekt pozitiv afatgjatë në zhvillimin e ekonomisë sonë por, edhe me nxjerrjen e ligjeve të veçanta të fushës. Një pjesë e tyre janë: Implementimi i programeve aktive të punësimit përmes Planit operativ, vendosja e Garancisë për të rinjtë, vendosja e Shtesës për të rinj, nxjerrja dhe implementimi i Ligjit për praktikantë dhe Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore. Lëndë e rregullimit në Ligjin për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore janë format e organizimit rinor dhe pjesëmarrja e tyre në procesin e krijimit të politikave pikërisht për to, ndër të tjerat, edhe nxitja e zhvillimit të tyre personal, profesional dhe social. Nga kjo perspektivë, mund të pohoj se duke e marrë parasysh pandeminë me Kovid-19 e cila ndikoi drejtpërdrejtë negativisht mbi gjendjet në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përsëri efektet nga implementimi i këtyre veglave mund të konsiderohen të suksesshme. Natyrisht, pandemia provokoi edhe një reagim tjetër, pozitiv, si përgjigje ndaj kushtet e imponuara. Respektivisht, u orientuam kah inovacionet në luftën për zhvillim dhe një njëfarë mënyrë, “shërimin” e ekonomisë e cila për fat të keq përjetoi goditje të fuqishme, mirëpo, ndër to, me siguri nuk është sektori i IT-së gjithsesi, edhe ato që u përshtatën shpejtë ndaj rrethanave të reja dhe i përshtatën shërbimet dhe prodhimtarinë e vet. Në këtë kalim ndihmoi shumo Fondi i Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknik, nëpërmjet KREATON-it, që është thirrje publike e dedikuar për krijimin e veglave dhe zgjidhjeve digjitale, me anë të ofrimit të garantëve to ko-financuar për zhvillim teknologjik dhe tejkalim të pasojave, thirrje publike për kuponë inovacioni me të cilët e stimuluan bashkësinë akademike dhe thirrje publike për reagim të shpejtë  dhe digjitalizim të komunave. U themelua edhe Këshilli i Startapit, dhe i ashtuquajturi Fond i Fondeve prioriteti i të cilit është nisma për formimin e Fondit Rajonal të Inovacioneve në nivel të Ballknait Perëndimor dhe tërheqjen e nomadëve digjitalë nëpërmjet krijimit të kushteve me të cilat vendi ynë do të jetë destinacion atraktiv për to. Do të jemi një nga vendet e rrallë që sipërmarrësve nga vendet e huaja do u ofrojë mundësi të shpërngulen dhe të punojnë prej këtu që do të sjellë efekt pozitiv për ekonominë lokale dhe mundësi të hapura për bashkëpunim dhe rrjetëzim me startapët vendorë. Gjithsesi, nuk mundem mos e përmend edhe Biznes Akseleruesin në UKEM, besoj se përfaqësuesit e bashkësisë akademike në këtë konferencë e kanë të njohur dhe besoj se mbështetja e dhënë do të prodhojë efekte pozitive mbi përforcimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe konkurrencës në tregjet e vendeve më të zhvilluara.

Ajo që më gëzon është se edhe në këtë kohë të çuditshme, Nisma Adriatiko-Joniane vazhdon të jetë familja në të cilën bashkëpunojmë në mënyrë rajonale, ndajmë përvoja, mësojmë dhe bashkë i tejkalojmë sfidat dhe njëherazi e lehtësojmë, zgjerojmë dhe mundësojmë lëvizjen e lirë, mësimin, punën  dhe përsosjen e gjeneratave tona të reja të cilat natyrisht, janë të kapura nga kufizimet e imponuara për shkak të pandemisë. Mirëpo, shoqëria digjitale dhe transformimi i gjelbër janë realitet dhe më e rëndësishmja, ofrojnë mundësi të pakufizuara për rritje dhe zhvillim vetëm nëse i ndihmojmë njëri tjetrit në mënyrë të sinqertë. Kjo do na ndihmojë të gjithëve të gjejmë dalje më  të volitshme nga kriza aktuale shëndetësore, sociale dhe ekonomike. 

Të nderuar,

Në fund, dua që të shpreh falënderim ndaj mikpritësit tonë virtual, Kuvendi i Republikës së Sllovenisë, ndaj kolegut Zorçiç për Konferencën e organizuar me sukses, me besim të sinqertë se bashkëpunimi ynë rajonal do të vazhdojë të mbindërtohet dhe zhvillohet për ardhmërinë më të ndritur të të rinjve tanë dhe për integrimin e plotë të rajonit në Bashkimin Evropian.

Njëherazi, më lejoni tu uroj sukses fqinjëve tanë, Republikës së Shqipërisë për kryesimin e ardhshëm, me Nismën Adriatike-Joniane dhe Strategjinë e Bashkimit Evropian për rajonin Adriatike-Joniane në periudhën ndërmjet 1 qershorit 2021 dhe 31 majit të vitit 2022.

Ju faleminderit për vëmendjen!

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.