Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 26 maj 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Kuvendin e 142. të Unionit Interparlamentar në kuvendin e përgjithshëm me temën:"Tejkalimi i pandemisë sot dhe ndërtimi i të nesërmes më të mirë: roli i parlamenteve“

I nderuar kryetar i Unionit Interparlamentar, z. Duarte Paçeko, 
Të nderuar kolegë kryetarët ë Parlamenteve, 
Të dashur kolegë,
Zonja dhe zotëri,
Më vjen mirë që sot mund t'ju përshëndes të gjithëve, bile edhe në këtë mënyrë virtuale për të cilën shpresoj se së shpejti do të jetë e kaluar të cilën nuk do e kujtojmë me dëshirë. Me këtë rast, nuk mendoj se kjo është mënyrë e keqe por i kam ndërmend të gjitha pakëndshmëritë që i shkaktoi pandemia me KOVID - 19. Ngjarjet e dhimbshme dhe jetët njerëzore përgjithmonë të humbura, kolapsi që ia shkaktoi sistemit shëndetësor, pasojat mbi sistemet ekonomike të vendeve në botë, goditja mbi buxhetet familjare dhe kuptohet, traumat psikologjike dhe shenjat që tani mund të mos jenë aq të dukshme mirëpo, në të ardhmen e afërt, do e shfaqin dëmin që nuk kompensohet mbi mënyrën e vendosur të përhershme të jetës, punës dhe shoqërimit të njerëzve, mbi rritjen dhe zhvillimin e gjeneratave të reja dh kuptohet, mbi shpejtësinë e rikuperimit të pasojave. 

Bota siç e njihnim, bota para pandemisë, me të gjitha të metat, pabarazitë, disproporcionet në zhvillim, qasjen te nevojat dhe të drejtat themelore të njeriut, varfërinë, trajtimin e grave, fëmijëve dhe të pamundurve, akoma më vrazhdë i tregoi negativitetet e veta në këtë kohë të jetës në pandemi. A nxorëm mësim, a ia dolëm të mbesim të njerëzishëm dhe bashkëndjesues ndaj çdo individi, ndaj çdo vendi? Nuk jam i sigurt, përkundrazi, mendoj se edhe më shumë u ndje çka do të thotë të jesh i vogël, i pafuqishëm dhe jashtë familjeve të mëdha. Ajo që jemi pjesë e Unionit Interparlamentar është një mundësi e madhe për ne ti artikulojmë këtu bashkë me gjithë kolegët vështirësitë, ti ndajmë përvojat, të nxjerrim shembuj të mirë dhe ti zbatojmë te ne në shtëpi. Vendosja e marrëdhënieve konzistente bilaterale dhe multilaterale të bashkëpunimit dhe dialogut është mënyra më e  përshtatshme dhe më e sigurt e ndërtimit të strategjisë së përbashkët për menaxhimin e pandemisë aktuale por edhe të çdo pandemie tjetër të radhës ose katastrofës globale e cila do e vinte në rrezik botën që e njohim dhe duam. Një gjë kuptuam, edhe atë në mënyrën më të rëndë, shëndeti i qytetarëve tanë është para së gjithash dhe mbi të gjitha dhe nuk guxon të ketë pazar ndërsa qasja në vaksina dhe shërbimet shëndetësore është e drejtë universale, siç është edhe arsimi. Përfshirja e çdo qenieje njerëzore, me qasje në të drejtat dhe liritë elementare është thelbësore, me ç'rast, parlamentet janë institucionet kryesore ku lind dhe kultivohet demokracia dhe respektimi i të drejtave dhe të kthimi i besimit të njerëzve në të. Përqendrimi në sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve, me investim në shoqëritë e barabarta gjinore të cilat mbajnë llogari që mos ketë të margjinalizuar, pa të drejta, vende pune më pak të paguara, konkurrencë jolojale në tregun e punës me kompensime të njëjta për punën e njëjtë është përgjegjësi e të gjithëve. Siç është edhe kujdesi për resurset ujore, ajrore, natyrore dhe të gjelbra të planetit Tokë. Qëllimet zhvillimore të qëndrueshme të Kombeve të Bashkuara janë qëllimi ynë i përbashkët në drejtim të arritjes së rikuperimit dhe zhvillimit të barabartë edhe të këndit më të vogël të planetit Tokë. 

 

Prandaj për Republikën e Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të jetë pjesë e familjes së madhe të Kombeve të Bashkuara, pjesë e UIP, pjesë e familjes së madhe evropiane dhe e të gjitha nismave që kanë për qëllim bashkimin  forcave për bërjen e të mirës kolektive për të gjithë. 

Të nderuar,
Më lejoni t'ju uroj punë të mbarë dhe t'ju falënderoj për vëmendjen!

 

Click