Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E shtunë, 27 mars 2021

Urim i kryetarit Xhaferi për njëvjetorin  e anëtarësimit tonë të plotë në NATO

Të nderuar qytetarë,  
Më lejoni që sot, kur shënojmë një vit prej anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në Organizatën e Traktatit të Atlantikut-Verior - NATO, të shpreh urime të sinqerta ndaj Jush, ndaj institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndaj të gjitha qeverive të kaluara dhe faktorëve poltikë, dhe gjithsesi, ndaj garniturave politike aktuale, pa marrë parasysh nëse janë në pushtet apo opozitë, sepse secili prej tyre, në fushëveprimin e vet, e dha mbështetjen e vet dhe kishte pjesë në statusin që e kemi dhe e gëzojmë sot, gjegjësisht vendi anëtar i 30-të i aleancës më të fuqishme ushtarako-politike, ombrellë e sigurt dhe rojtar i sigurisë së qytetarëve tanë dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë e kisha nderin që më 11 shkurt 2020 të kryesoj seancën solemne plenare të 133. në të cilën u ratifikua Marrëveshja dhe siç thashë atëherë, do të përsëris edhe tani, “Për ne, kjo është ditë historike!“ dhe, me të vërtetë, korrektësia e atij vendimi u konfirmua edhe gjatë këtij viti a me siguri do të përforcohet edhe më shumë në vitet që vijojnë. Dora e mbështetjes dhe miqësisë që e shtrinë vendet anëtare në NATO, aleatët tanë, ishte një përfitim shumë i madh për sistemin tonë shëndetësor dhe menaxhimin e pasojave nga kriza e pandemisë. Jemi të bindur se ajo mbështetje do të jetë mbështetës i sigurt në sfidat e ardhshme që vijojnë sepse, kjo është motoja e NATO-s, gjithë për një dhe një për gjithë! Ne jemi të gatshëm të japim kmontributin dhe pjesën tonë në sigurinë kolektive dhe sigurinë e familjes së NATO-s.  

“Ne jemi të të gathsëm për ardhmërinë – Maqedonia Veriore në NATO 2030"

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.