Njoftimet

E mërkurë, 11 nëntor 2020

Debat mbikëqyrës për përcaktimin e arsyeve dhe zbatimi i ligjeve në procedurën për sjelljen në falimentim të Bankës Eurostandard

Komisioni për Financim dhe Buxhet, në Mbledhjen e 5-të, më 13 nëntor 2020 (e premte), në orën 13:00, në Sallën "Boris Trajkovski", do të mbajë debat mbikëqyrës me temë: "Përcaktimi i arsyeve dhe zbatimi i ligjeve në procedurën për sjelljen në falimentim të Bankës Eurostandard SHA Shkup".

Në debatin mbikëqyrës janë ftuar të marrin pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend, deputetët të cilët nuk janë të organizuar në grupe parlamentare dhe pjesëmarrësit dhe mysafirët e tjerë.

Komisioni për Financim dhe Buxhet do të ftojë dëshmitarë nga organet dhe institucionet e ndryshme shtetërore të marrin pjesë në debat dhe të japin deklarata dhe përgjigje për pyetjen që është temë e debatit mbikëqyrës. 




Click