Njoftimet

E hënë, 19 tetor 2020

Debat publik për Propozim-ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Në organizimin e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, më 20 tetor 2020 (e martë), nga ora 11:00 deri në orën 15:00, në Klubin e Deputetëve, do të mbahet debat publik me temë: Propozim-ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi - leximi II.

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të komisioneve, në debatin publik janë ftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si dhe përfaqësuesit e sektorit të OJQ-ve në këtë fushë dhe organizatave ndërkombëtare.

PROGRAMI:

Ora 11:00 – 11:15 – Fjalime përshëndetëse

  • Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane
  • Gordana Siljanovska-Davkova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve
  • Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Ora 11:15 – 15:00 – Diskutim

Click