Njoftimet

E premte, 18 shkurt 2022

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MBLEDHJET E AP-SË SË NATO-S NË BRUKSEL

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, do të marrë pjesë në mbledhjet e rregullta të komiteteve, të cilat tradicionalisht mbahen çdo vit në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Këtë vit, ato do të mbahen nga 21 deri më 23 shkurt 2022.

Në mbledhjet do të marrin pjesë delegacionet nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare të NATO-s. Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë i gjithë delegacioni i përbërë nga: Arta Bilalli-Zendeli, shefe dhe anëtarët Ilija Nikollovski dhe Antonijo Milloshoski.Në margjinat e këtyre ngjarjeve do të mbahet edhe Mbledhja Speciale e Komitetit të Përhershëm të AP-së së NATO-s.

Gjithashtu, është paraparë që shefja e Delegacionit Arta Bilalli-Zendeli të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në selinë e NATO-s, ku do të diskutohen çështjet aktuale në fokus të Aleancës. 

Click