Njoftimet

E hënë, 26 tetor 2020

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit në Konferencën për Zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Kryetari i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, Halil Snopçe, dhe pesë anëtarë të Komisionit, më 27 tetor 2020, nga ora 10:00 deri në orën 13:00, do të marrin pjesë në Ueb Konferencën Parlamentare për Zbatimin e Standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: Roli kryesor për parlamentet nacionale.

Konferenca është në organizimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), ndërsa do të marrin pjesë edhe anëtarët e Parlamenteve të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë.

Fjalime hyrëse në Konferencë do të mbajnë Kryetari i APKE-së, Rik Dems dhe nënkryetari i parë i Komisionit për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut të APKE-së, Vlladimir Vardanjan. 

Sesioni i parë i Konferencës do t'i kushtohet Konventës Evropiane për Sistemin për të Drejtat e Njeriut, ndërsa sesioni i dytë për rolin e parlamenteve nacionale në zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve gjyqësore.

Click