Njoftimet

E martë, 7 dhjetor 2021

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR “METO JOVANOVSKI”

Më 10 dhjetor 2021 (e premte), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, në orën 13:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "Meto Jovanovski” do ta ndajë çmimin shtetëror "Meto Jovanovski" për vitin 2021 për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut.

Çmimi shtetëror "Meto Jovanovski" për vitin 2021 i ndahet Gjorgji Llazarevskit dhe Zvonko Kostovskit, nëpunës shumëvjeçarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, profesionistë të lartë që zbuluan dëshmi për shkeljen masive të të drejtave të njeriut përmes përgjimeve të paligjshme të dhjetëra mijëra qytetarëve të Maqedonisë. 

Click