Njoftimet

E enjte, 14 janar 2021

Prezantimi onllajn i Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meeshkujve i Kuvendit, bashkë me Klubin e Deputeteve, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, më 15 janar 2021 (e premte), në orën 11:00, do të mbajë prezantim onllajn të konstatimeve të analizës së Rregullores dhe Ligjit për Kuvendin në aspektin e gjinisë dhe diversitetit të përgatitur nga ekspertët e ODIHR-së.

Ky aktivitet është pjesë e Planit për Avancimin e Ndjeshmërisë Gjinore të Kuvendit 2020 - 2021, ndërsa konstatimet dhe rekomandimet do t'i shërbejnë Dhomës Ligjvënëse për t'i plotësuar këto dy dokumente me dispozita të ndjeshme gjinore.Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit dhe Klubit të Deputeteve, në prezantim janë ftuar edhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova; kryetarët e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit dhe Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Panço Minov dhe Arbana Pasholi; si dhe shërbimi i Kuvendit.  

AGJENDA

Ora 11:00 - 11:20 – Fjalime përshëndetëse dhe vërejtje hyrëse

  • Gordana Siljanovska-Davkova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve
  • Lolita Ristova, kryetare e Klubit të Deputeteve
  • Cvetanka Ivanova, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 

Ora 11:20 - 11:30 – Vërejtje të përgjithshme të komenteve për Rregulloren 

  • Nadika Rajaratnam, oficere juridike, ODIHR 

Ora 11:30 - 12:10 - Prezantimi i konstatimeve kryesore dhe propozim-rekomandimeve nga pjesët 4 dhe 5 të përmbajtura në komentet për Rregulloren 

  • Alis Tomas - barazia gjinore dhe diversiteti në Kuvend
  • Nedim Hoxhiq - gjinia dhe diversiteti në punën e Kuvendit dhe trupat e Kuvendit 
Ora 12:10 - 12:40 - Diskutim
Click