Njoftimet

E mërkurë, 19 janar 2022

Takimi i Klubit të Deputeteve me studentët japonezë

Kryesia e Klubit të Deputeteve të Kuvendit, më 21 janar 2022 (e premte), duke filluar nga ora 09:00, në Sallën "Boris Trajkovski", do të mbajë takim me studentët e Shkollës Universitare për Studime të Avancuara Ndërkombëtare "Xhon Hopkins" (The Johns Hopkins University School of Advanced International Studies - SAIS) nga Japonia.

Ky takim është me rëndësi të madhe për studentët, të cilët janë gjithsej 12, dhe profesorin e tyre Stiven Shneebaum nga Klinika Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, për të ofruar përvojë praktike në fushën e të drejtave të njeriut, dhe çdo vit zgjedhin pyetje dhe vend për kërkime në dy semestra, që rezulton me raport dhe konkluzione gjithëpërfshirëse.

Me iniciativën e magjistrandit Jung-Ju Çang, këtë vit fokusi i këtyre studentëve janë instrumentet juridike, institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe korniza ligjore për trafikimin e qenieve njerëzore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i tyre është të kryejnë intervista dhe takime, të cilat do t'i përdorin për kërkimin e tyre.

Në takim do të marrin pjesë kryetarja e Klubit të Deputeteve, Lolita Ristova dhe Kryesia; Gordana Siljanovska-Davkova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve; si dhe Jasmina Dimitrieva nga Këshilli i Evropës, e cila shkurtimisht do të informojë për projektin për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit me njerëz të BE-së dhe Këshillit të Evropës.

Temat e diskutimit do të jenë:

  • A do të përfshijë Plani Strategjik i ardhshëm si temë specifike trafikimin e qenieve njerëzore?
  • Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftën kundër Dhunës ndaj Femrave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit)
  • Si përkufizohet krimi i trafikimit të qenieve njerëzore dhe si zgjidhet çështja duke aplikuar instrumente dhe institucione ndërkombëtare dhe vendore?
  • Çfarë është e detyruar të bëjë Maqedonia e Veriut për t'i zbatuar normat juridike ndërkombëtare relevante?
  • Cilat ligje, procedura dhe institucione në Maqedoninë e Veriut zbatohen në përputhje me detyrimet ndërkombëtare në këtë fushë dhe si ndikojnë ato te personat në fjalë?
  • A janë personat e prekur drejtpërdrejt të kënaqur me kornizën juridike dhe efektin e ligjeve dhe nëse kanë dhe kur kanë qasje në mjetet juridike?
Click