Të nderuar,
Në procedurë është mbushja e softuerit për përpunimin e fondit të bibliotekës, i cili do të sigurojë:
- regjistrimin e publikimeve monografike dhe periodike dhe materialit tjetër informativ-dokumentues që gjendet në bibliotekën e Kuvendit;
- sigurimin e lidhjeve informative ndërmjet publikimeve dhe dokumenteve tjera të regjistruara në sistemin unik, përkatësisht, kërkim të avancuar nëpër fondin e bibliotekës dhe shfrytëzuesve;
- regjistrimin e shfrytëzuesve, me mundësi edhe për aplikim në distancë për shfrytëzuesit e bibliotekës;
- regjistrimin e të gjitha huazimeve të materialeve të bibliotekës, me çka, për çdo shfrytëzues shënohet numri identifikues i publikimit, si dhe data e fillimit dhe mbarimit të rezervimit;
- shikimin dhe kontrollin e të dhënave të futura;
- mundësinë për tregimin e raporteve dhe analizave vijuese dhe periodike për anëtarët dhe për punën e bibliotekës;
- back-up e të dhënave, respektivisht, procesi mund të aktivizohet në kohën sipas zgjedhjeve ose në kohë të paradefinuar paraprakisht.