Këshillat

E mërkurë, 12 nëntor 2014 

Mbledhja e tretë e Këshillit Nacional për Eurointegrime 

Këshilli Nacional për Eurointegrime më 12 nëntor 2014 e mbajti Mbledhjen e tretë në të cilën u shqyrtua Raporti për aktivitetet e realizuara nga Programi nacional për miratimin e të drejtës së BE-së-revizioni 2014, për periudhën nga 01.07.2014 - 30.09.2014 dhe Plani i aktiviteteve të Këshillit Nacional për Eurointegrime për realizimin e periudhës nëntor 2014 - nëntor 2015. 

Në mbledhjen në cilësi të përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në RM ishin të pranishëm z.Robert Lidll, Udhëheqës i Seksionit për çështje nga sfera e politikës, drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe znj. Marina Kurte, këshilltare politike, si dhe z. Xhovani Vietri, atashe në Ambasadën e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë. 

Raportin për aktivitetet e realizuara nga NPAA-revizioni 2014 për tremujorin e tretë të vitit, para anëtarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit Nacional për Eurointegrime e prezantoi dr. Fatmir Besimi, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për çështje evropiane. Këshilli u informua për aktivitetet e ndërmarrë pas marrjes së Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014. Janë definuar sferat prioritare dhe të njëjtat janë përfshirë në përgatitjen e revizionit të NPAA-së për vitin 2015: dialogu politik, gjyqësia, liria e të shprehurit dhe mediat, marrëdhëniet ndëretnike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimi rajonal. Deri më 11 nëntor 2014, janë miratuar gjithsej 20 ligje (51%) dhe 64 akte nënligjore (44,8%), nga të projektuarat në NPAA. Në lidhje me zhvillimin ekonomik, vërehet rritje e PBV-së prej 3,9% për gjashtë muajit e parë të vitit, dhe është rritje më e mirë e realizuar në vendet e rajonit dhe në vendin e dytë në BE. 

Në debatin për Raportin për aktivitetet e realizuara të NPAA-revizioni 2014 për tremujorin e tretë të vitit, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime personale morën pjesë: z. Ilija Dimovski, nënkryetar i Këshillit, z. Antonijo Milloshoski, znj. Meral Uzeiri Ferati, znj. Nora Aliti, znj. Mirvan Xhemaili, znj. Sillvana Boneva, znj. Sollza Gërçeva, deputetë dhe anëtarë të Këshillit, z. Orhan Ibrahimi, deputet dhe zëvendësanëtar i Këshillit, prof. dr. Dimitar Mirçev, anëtar i Këshillit të Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, akademiku dr. Vllado Kambovski anëtar i Këshillit të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve dhe z. Antoni Peshev përfaqësues i Odës Ekonomike të Maqedonisë. 

Në mbledhjen Këshilli miratoi Plan të aktiviteteve të Këshillit Nacional për Eurointegrime për realizim për periudhën nëntor 2014 - nëntor 2015. 
Click