KËSHILLI NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
e-adresa: nsei@sobranie.mk
Vendime, Mbledhje, Debate publike, Takime, Dokumente KNEI, Dokumente KNEI, Për Bashkimin Evropian, Risitë e BE-së, Linqe
Duke e ndjekur përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian, për të cilin qytetarët e shprehin mbështetjen e tyre të plotë dhe posaçërisht duke i pasur parasysh kriteret që duhet të plotësohen si dhe obligimet të cilat institucionet kompetente dhe të gjitha subjektet shoqërore i ndërmarrin, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 19 nëntor 2007 e miratoi Vendimin për themelimin e Këshillit Nacional për Eurointegrime (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 140/2007).
Në seancën e mbajtur më 6 korrik 2011, Kuvendi miratoi Vendim për ndryshimin e Vendimit për themelimin e Këshillit Nacional për Eurointegrime (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 91/2011).
Këshilli ka kryetar, nënkryetar, 15 anëtarë dhe nëntë zëvendësanëtarë, edhe atë: nëntë anëtarë nga radha e deputetëve në Kuvend, të cilët kanë zëvendësit e tyre dhe gjashtë anëtarë nga institucionet tjera: zëvendëskryetari i Qeverisë është i ngarkuar për çështjet evropiane, përfaqësuesi i Kabinetit të Presidentit të RM-së, përfaqësuesi i Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së RM-së, përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, nga Bashkësia e njësive të vetadministratës lokale dhe nga Shoqata e gazetarëve. Këto gjashtë anëtarë marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë të vendosjes.
Kryetari i Këshillit emërohet nga radha e deputetëve që janë në opozitë, ndërsa nënkryetari nga radha e deputetëve që janë në pozitë.
Anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Këshillit nga radha e deputetëve janë: tre anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë nga radha e deputetëve që janë në pozitë, tre anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë nga radha e deputetëve që janë në opozitë.
Anëtarë me funksion janë: kryetari i Komisioni për Çështje Evropiane, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe bashkëkryetar i Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë, ndërsa zëvendësanëtarë me funksion janë: zëvendëskryetari i Komisioni për Çështje Evropiane, zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe njëri nga nënkryetarët e Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë.
Mënyra e punës, të drejtat dhe obligimet e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit, publiciteti në punë dhe kryerja e punëve profesionale, administrative dhe punëve tjera për nevojat e Këshillit janë të rregulluara me Rregulloren e Rregulloren e Këshillit Nacional e miratuar më 25 tetor 2011.
Këshilli vendos me konsensus të anëtarëve të pranishëm që kanë të drejtë të vendosjes, nga radha e deputetëve.
Mbledhjet e Këshillit janë të hapura për publikun. Këshilli mund të vendos të punojë pa praninë e publikut nëse këtë e propozojnë kryetari i Këshillit ose më së paku një e treta e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit.
Për propozimin, Këshilli vendos me konsensus të anëtarëve të pranishëm të Këshillit.
Kryetar: |
Lidija Dimova |
Nënkryetar: |
Ilija Dimovski |
Anëtarë: |
1. Dimitar Stevananxhija |
|
2. Aleksandar Nikolloski |
|
3. Mervan Xhemaili |
|
4. Meral Uzeir-Ferati |
|
5. Solza Gërçeva |
|
6. Vasko Kovaçevski |
|
7. Ermira Mehmeti |
|
8. Antonijo Milloshoski |
|
9. Kenan Hasipi |
|
10. Arbr Ademi, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për Eurointegrime |
|
11. Përfaqësues nga kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, këshilltar për punë të jashtme të Kryetarit të Qeverisë. |
|
12. Darko Angellov, përfaqësues nga kabineti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë |
|
13. Akad. Vllado Kambovski, Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve |
|
14. Zhika Stojanovski, kryetar i Komunës së Ilindenit, përfaqësues i Njësisë për Vetëqeverisje Lokale |
|
15. Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë |
Zëvendësanëtarë: |
1. Liljana Zaturoska |
|
2. Ane Llashkoska |
|
3. Talat Xhaferi |
|
4. Orhan Ibraimi |
|
5. Renata Deskoska |
|
6. Petre Shilegov |
|
7. Nora Aliti |
|
8. Svetllana Karapetrova |
|
9. Artan Grubi |
Përfaqësues: |
Antonio Peshev, kryesues i Asamblesë së Odës Ekonomike të Maqedonisë |
|
Danella Arsovska, kryetare e Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë |
|
mr. Zhivko Mitrevski, kryetar i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë |
|
Bllagoja Rallpovski, ushtrues detyre Kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lirë të Maqedonisë |
|
Sllobodan Antovski, kryetar i Unionit të sindikatave të pavarur dhe autonom të Maqedonisë |
|
Lulzim Haziri, Platforma civile e Maqedonisë |
|
Boban Mitevski, Kisha ortodokse maqedonase |
|
Shinazi Memeti, Bashkësia fetare islame |
|
Tome Kolev, përfaqësues i Kishës katolike |
|
Hristina Tançeva, Kisha Evangjeliste-Metodistike në Maqedoni |
|
Jana Niçota, Komuniteti hebraik në Republikën e Maqedonisë |