Sluzba na Sobranieto

KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

 

 

 

VESNA STOIMENOVSKA

 

 

 

 

E lindur më 16.3.1982 në Shkup. Maqedonase.

Ka diplomuar në Fakultetin juridik Justinian I, në sferën e studimeve politike, ndërsa në vitin 2006 ndjek studimet pasuniversitare në sferën e të drejtës ndërkombëtare dhe politikës ndërkombëtare. Mbron temën e magjistraturës "Përvoja nga diplomacia preventive - Misioni i UNPREDEP në Republikën e Maqedonisë" dhe merr titullin magjistër në sferën e politikës ndërkombëtare.  

Në fund të vitit 2011 në Fakultetin juridik pranë Universitetit "Shën  Cirili dhe Metodi" - Shkup e paraqet disertacionin e doktoraturës me titull "Politika dhe e drejta":  Marrëdhëniet greko-maqedonase nga Raporti i Badenterit në aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë", me çka bëhet kandidate për doktor në sferën e shkencave politike.

Në periudhën e vitit 2002-2004 punon si vullnetare në sektorin joqeveritar. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 angazhohet si bashkëpunëtore profesionale në Lidhjen demokratike. Nga viti 2011 në kuadër të ISLLAA merr pjesë në përpunimin e projektit në më shumë sfera, të cilat kanë karakter edukativ për të rinjtë dhe liderët e ardhshëm.

Ka marr pjesë në më shumë seminare, konferenca dhe trajnime. Paralelisht me hulumtimin për nevojat e disertacionit të doktoraturës, angazhohet në temat nga sfera e politikës ndërkombëtare, diplomacisë, nacionalizimit, zgjidhjes paqësore të kontesteve, ruajtjes së paqes ndërkombëtare dhe sigurisë - si problematikë e shoqërisë dhe udhëheqësisë moderne.

Flet gjuhën angleze, ndërsa shërbehet me frëngjishten dhe spanjishten.

Ndërprerja e funksionit të seancës së 108-të të mbajtur më 6.7.2016

a

Na ndiqni në:

Click