Këshillat

E enjte, 29 tetor 2015 

TAKIMI I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME ME ZNJ. RENE XHOUNS-BOS 

Këshilli Nacional për Eurointegrime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, znj. Rene Xhouns-Bos, në shoqërim të ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, z. Villem Vauter Pllomp. 

Në takimin, krahas kryetares së Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Lidija Dimova, ishte i pranishëm edhe nënkryetari, z. Ilija Dimovski, si dhe anëtarët znj. Ermira Mehmeti dhe z. Kenan Hasipi. 

Kryetarja Dimova në fjalimin e saj hyrës i informoi të pranishmit me përbërjen dhe punën e Këshillit, njëkohësisht shprehu kënaqësi nga takimi, gjë që është indikator i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet të dyja shteteve. 

Zëvendësministrja Xhouns-Bos theksoi se Holanda e ndan brengën tonë në lidhje me eurointegrimet, por edhe më tutje do të mbetet mbështetës i yni në vigjilje të Kryesimit të Holandës, i cili fillon nga 1 janar 2016. 

Në takimin u bisedua për situatën politike aktuale në vendin tonë, marrëveshjen e Përzhinos, ndryshimet në legjislacionin, krizën e refugjatëve, si dhe Raportin vijues për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2015. 

Të pranishmit ishin të njëzëri se duhet të bëhet gjithçka që të merret përsëri rekomandim pozitiv për Maqedoninë dhe të hapen të dy kapitujt e rëndësishëm - 23 dhe 24.  

Click