E hënë, 10 korrik 2017
Takimi i deputetit Atanasov me ambasadorin Timonie
Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport, z. Petar Atanasov sot u takua me ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. z. Kristian Timonie.
Në takimin, të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për çështje nga sfera e arsimit të të dyja shteteve dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar në këtë plan, si dhe për rëndësinë e dimensionit të frankofonisë në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet të dyja shteteve.
Në këtë rast, kryetari i Komisionit, Petar Atanasov, theksoi se përvojat franceze në arsimin do të jenë veçanërisht të rëndësishme për reformat e ardhshme arsimore te ne, të cilat do të realizohen në bashkëpunimin e ardhshëm parlamentar me Francën, në të gjitha nivelet.
Ambasadori Timonie e ndau qëndrimin për rëndësinë e arsimit në zhvillimin e shteteve, njëkohësisht e theksoi rëndësinë e këtij komisioni parlamentar në avancimin e sferës arsimore.
Në këtë kontekst u përqendrua në rëndësinë e Frankofonisë dhe përparësitë që i jep ajo në avancimin e mundësive arsimore në nivel ndërkombëtar dhe informoi për aktivitetet e deritanishme edhe për projeksionet e ardhshme për studimin e gjuhës frënge në arsimin e mesëm dhe të lartë në Republikën e Maqedonisë.