Trupat Punues



KOMISIONI PËR MBIKËQYRJEN E PUNËS SË DREJTORISË PËR SIGURI DHE KUNDËRZBULIM DHE TË AGJENCISË PËR ZBULIM

Komisioni  për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim ka kryetar dhe gjashtë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvend të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni në suaza të fushëveprimit të tij kryen mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim, veçanërisht në lidhje me:

  • respektimin e të drejtave dhe lirive, të verifikuara me Kushtetutën dhe ligjet, të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe personave tjerë juridikë nga ana e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim;
  • ligjshmërinë në zbatimin e autorizimeve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulimin nga aspekti i tejkalimit, veprimit të paautorizuar,keqpërdorimit dhe dukurive të tjera negative gjatë punës, në kundërshtim me ligjin;
  • metodat dhe mjetet që i shfrytëzojnë Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencia për Zbulim nga aspekti i ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të qytetarit dhe subjekteve tjera;
  • pajisjet materiale, teknike dhe kuadrovike të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim, dhe
  • çështje tjera që kanë të bëjnë me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencinë për Zbulim.

Kryetar:

POPOVSKI LUBOMIR

Anëtarë:

ICKOV DELLÇE
GESHOSKI TRAJKO
VEJSELI ABDULADI
FLLOROVSKI ALEKSANDAR
STOJANOSKI VOISLLAV
HALIMI ILJAZ

Click