KOMISIONI PËR MBROJTJE DHE SIGURI
E-posta: kodbrana@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:
- mbrojtjen e rendit të përcaktuar me Kushtetutë;
- realizimin e mbikëqyrjes në domenin e mbrojtjes dhe sigurisë;
- mbrojtjen e Republikës dhe mbrojtjen civile;
- bashkëpunimin me sistemet kolektive të sigurisë dhe mbrojtjes në të cilat Republika ka qenë e qasur;
- integrimin e Republikës në organizatat euroatlantike dhe marrëdhëniet e Republikës me ato organizata;
- mbrojtjen e jetës, sigurinë personale dhe pronën e qytetarit të garantuara me Kushtetutë;
- prodhimtarinë, qarkullimin, furnizimin, posedimin dhe transportin e armëve, pjesëve për armë dhe municion;
- sigurimin e personave dhe objekteve;
- nënshtetësinë;
- mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike;
- takimet publike dhe shfaqet publike;
- sigurinë e komunikacionit rrugor, ajror, hekurudhor dhe ujor;
- mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë;
- regjistrimin dhe çregjistrimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit;
- kalimin e kufijve shtetëror dhe lëvizjen dhe qëndrimin në brezin kufitar;
- lëvizjen dhe qëndrimin e të huajve;
- përcaktimin dhe zgjidhjen e incidenteve kufitare dhe shkelje të tjera të kufijve shtetëror
- vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë
- çështjet tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë.