Komisioni për Vetëqeverisje Lokale
E-posta: k.samouprava@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:
- vetëqeverisjen lokale;
- organizimin territorial të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë;
- ndjekjen e zhvillimit dhe masat për avancimin e vetëqeverisjes lokale;
- ndjekjen e gjendjes së organizimit territorial dhe të standardeve për madhësinë, popullsinë dhe nevojat e vetëqeverisjes lokale;
- ndjekjen e sistemit, politikës, masave dhe instrumenteve për realizim më të barabartë të zhvillimit rajonal
- vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale dhe
- ndjekjen e realizimit dhe shfrytëzimit të mjeteve të dedikuara për zhvillim më të barabartë rajonal