E mërkurë, 16 tetor 2019
Takimi i Kryetarit Xhaferi me delegacionin e Australisë në UIP
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Unionin Interparlamentar (UIP), i paraprirë nga Kryetari Talat Xhaferi, sot realizoi takim me delegacionin e Australisë në UIP, të paraprirë nga Lusi Viks, deputete në Dhomën Përfaqësuese të Parlamentit të Australisë. Takimi u realizua në kuadër të Asamblesë së 141. të UIP, që mbahet prej më 13 deri 17 tetor të vitit 2019 në Beograd, Republika e Serbisë.