E enjte, 10 tetor 2019
DELEGACIONI I KUVENDIT NË VIZITË PUNE NË KUVENDIN NACIONAL DHE SENATIN E REPUBLIKËS SË FRANCËS
Me ftesë të z. Bertran Sor, kryetar i Grupit për miqësi Franca-Maqedonia e Veriut në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës, Delegacioni i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës në përbërje: z. Pançe Ivanov, kryetar, z. Betian Kitev, znj. Lidija Tasevska, z. Nikolla Popovski, znj. Vesna Damçevska-Ilievska, znj. Daniella Rangellova dhe z. Fadil Zendeli, anëtarë të këtij Grupi parlamentar janë në vizitë pune në Kuvendin Nacional dhe Senatin e Republikës së Francës që u realizua nga 8 deri më 10 tetor 2019.